Rrëzohet avioni i vogël në Stuttgart, dy të plagosur rëndë

Pasditen e së dielës ka ndodhur një aksident ajror gjatë uljes në aeroportin e Stuttgart-it.

Një avion i vogël është rrëzuar disa qindra metra larg pistës së uljes, transmeton klankosova.

Avioni i tipit Cessna C-172, një mjet ajror me katër vende, ishte nisur në orën 15:39 nga Leutkirch në Allgäu dhe aksidenti thuhet se ka ndodhur në orën 16:21 pranë aeroportit të Stuttgart-it.

Në momentin e aksidentit, ishte tashmë errësirë, dhe zona përreth aeroportit ishte shumë e mjegullt, gjë që mund të ketë kontribuar në këtë tragjedi

Fillimisht policia mendoi se në avion ndodheshin tre persona, por tani është e qartë se në bord ishin dy persona.

Njëri prej tyre ka pësuar dëmtime që rrezikojnë jetën, ndërsa tjetri është plagosur rëndë.

Të dy aktualisht ndodhen në spitale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT