Shkodër/ Plagoset me armë zjarri 21 vjeçari

Një person ka mbërritur i plagosur mbrëmjen e sotme në spitalin e Shkodrës. Nga të dhënat e para mësohet se i plagosuri është një 21 vjeçar.
I riu është qëlluar me armë zjarri në këmbë. Ndërkohë që ende nuk ka asnjë informacion për rrethanat se si është plagosur.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për rastin.