Sot seanca në GJKKO për Berishën, dhëndrin Malltezi dhe 3 të tjerët! Vendoset nëse…

Në Gjykatën e Posaçme, po mbahet seanca paraprake për dosjen ‘Partizani’, ku akuzohen ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, dhe tre të tjerë. Gjyqtarja Flojera Davidhi do të vendosë nëse dosja kalon për gjykim pas katër vitesh hetime nga SPAK.
Berisha akuzohet për korrupsion pasiv, pasi dyshohet se ndërmori veprime për të miratuar ligje dhe akte nënligjore për të përfituar pesë familje pronarë të kompleksit sportiv “Partizani”, përfshirë dhëndrin Malltezi.
Ky i fundit akuzohet gjithashtu për pastrim parash, pasi së bashku me Berishën privatizuan kompleksin, duke sjellë përfitime të mëdha për familjen e tij.
Të tjerë të pandehur janë Fatmir Bektashi për korrupsion aktiv dhe Xhimi Begeja e Andia Pustina për pastrim parash. Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme po vijon hetimin pasuror për familjen Berisha.