Spartak Ngjela: Berisha nuk mund ta kushtëzojë Ramën për qeveri teknike, nuk arrin të mbledhë dot as 1 mijë mbështetës

Avokati Spartak Ngjela tha se Sali Berisha nuk mund ta kushtëzojë Edi Ramën për qeveri teknike, përsa kohë nuk arrin të mbledhë dot as 1 mijë mbështetës në shesh.
“Berisha ndaj e bëri protestën, për të bërë një provë. Nëse do të kishte 120 mijë njerëz patjetër mund të arrihej kjo kërkesë për qeveri teknike.
Sepse 100 mijë njerëz në shesh janë 1 milionë vota. Problemi që e djathta është në krizë, dhe kjo vjen si pasojë e mungesës së lidershipit që vetëm ka humbur vitet e fundit.
Çdo humbje kërkon reformë ose ide të reja. PD po përsërit humbjet e saj. Dhe ka rrezik që nga drama, të shkojë në tragjedi”, tha Ngjela në Dritare TV.