VIDEO: Kurti e “djeg” në një dasmë në Kosovë

Ndërsa qytetarët përballen me hallet e përditshme dhe çështjet politike presin zgjidhje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shijuar një dasmë, ku ka qenë i ftuar.
Kurti është parë duke kërcyer në një dasmë në Llap, në pjesën verilindore të Kosovës.
Në video kryeministri i Kosovës shfaqet duke kërcyer krah çiftit që po feston për kurorëzimin e dashurisë.