VIDEO/ Revoltohen banorët e Pilurit: Parku voltaik po na zapton tokat tona!

Në vendin e quajtur Bregu i Paskajatës në Pilur të bashkisë Himarë, firma “Nova Prospekt” e cila i ka zyrat qendrore në Tiranë, ka kryer instalimin e një parku fotovoltaik.
Kjo ka sjellë një revoltim të banorëve të fshait të njohur pjesë e bashkisë Himar që konsiderohet edhe ballkoni i bregdetit të Jugut.
Prej pak kohësh, banorët e mbetur të paktë numerikisht të fshatit Pilur kanë nisur reagimet protestuese dhe denoncuese ndaj këtij ndërtimi barbar dhe pasojave që mbart ai investim. Në këtë javë banorët e Pilurit protestuan pranë këtij parku dhe më pas në bashkinë e Himarës, ku paraqitën edhe një peticion pranë Këshillit Bashkiak. Banorët protestues, mes të cilëve edhe pronarët dhe trashëgimtarët e këtij territori, kërkuan zyrtarisht pranë Bashkisë vënien në dispozicion të dosjes dhe dokumentacionit mbi bazën e të cilit është siguruar ky investim me pronarë të njohur piluriotë. Protestuesit përmes një përfaqësie kërkuan vënien në dispozicion të dokumentave për dhënien me qera që ka mundur të sigurojë firma.