“Vila e denoncuar nga Bardhi është e Flamur Nokës, ndodhet në Gjirin e Lalzit pranë asaj të Berishës”

Në majin e këtin viti deputeti ambicioz Gazmend Bardhi shkaktoi sherre në Kuvend pas një denoncimi të bërë në “Facebook” për një koleg që sipas tij “mbahet peng nga Edi Rama përmes një vile 760 mijë euroshe”.

I pyetur nga gazetarët se për kë bëhet fjalë, Bardhi nuk pranoi të zbulonte emrin. Ama e ngushtoi rrethin duke zbuluar se është një person që ka qenë ministër.

Dhe ndërsa gazetarët i vunë përballë listën e deputetëve të grupit të Rithemelimit, Bardhi la të kuptohet se mund të jetë njëri nga këto të katërt: Flamur Noka, Tritan Shehu, Edmond Spaho ose Bujar Leskaj.

Banorêt e fshatit “LURA 1” ku ka shtëpinë verore edhe Sali Berisha e dinë për kë bëhet fjalë.

Vila në fotot e denoncuara nga Bardhi banohet nga ish-ministri i brendshëm Flamur Noka.

Vila u ndêrtua kur Noka ishte ministër, pasi fshati kishte përfunduar. Për këtë shkak ajo ngushtoi dhe një pjesë të rrugës-unazë që rrethon fshatin rezidencial. Gjendet pranë hyrjes së LURA 1 në reshtin e parë anës rrugës.

Shumë nga banorët e LURA 1 që është fshati i parë turistik në Gjirin e Lalzit, i kanë vendosur në shitje vilat për shkak të mbipopullimit të zonës.

Kjo zonë mori zhvillim pas riardhjes në pushtet të Berishës dhe pasi vajza e saj Argita me një grup miqsh të punësuar në administratën e re në poste drejtuese investuan aty.

Sot Bardhi ikën e vjen nga Berisha, (ne Kuvendin e sotem te Berishes mungoi) kurse vila e ketij te fundit ne Lalz eshte ne listen e sekuestrove nga SPAK.

Viles se Nokës ende nuk i dihet fati./dita

Back to top button
LAJMET E FUNDIT