Afera ‘Partizani’ – Berisha paraqitet nesër në SPAK, mobilizon militantët në protestë

Sali Berisha, i pandehur për aferën Partizani, do paraqitet nesër në SPAK në zbatim të masës ‘detyrim paraqitjeje’.
Kryetari i PD duhet të paraqitet në orën 10:00 para oficerit të policisë gjyqësore.
Ndërkohë, ish-kryeministri ka mobilizuar sërish militantët para prokurorisë së SPAK.
Në mesazhin që u është drejtuar strukturave, bëhet thirrje që protestuesit të mblidhen para SPAK në orën 9:30.
“Dita e hënë është data e radhës e përcaktuar për t’u paraqitur Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, në SKAP. Ndaj, në orën 9:30, përsëri të gjithë në protestë përpara SKAP-it, si vegël në duar të Ramës për të përndjekur kundërshtarët politikë. Faleminderit”, thuhet në mesazhin e ndarë për strukturat e PD.
Berisha është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, pasi SPAK e akuzon për ndërmarrjen e veprimeve konkrete në miratimin e ligjeve dhe akteve nënligjore, që u përshtatën për interesat e pesë familjeve pronare të kompleksit sportiv “Partizani.” Sipas SPAK, nga këto veprime ka përfituar gjithashtu dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi.