Apeli i Karamuços: Dritan Rexhepi të tregojë vendndodhjen e trupit të Jan Prengës

Eksperti kriminalistik Ervin Karamuço ka apeluar për zbardhjen e rastit të Jan Prengës dhe kërkoi nga i ekstraduari Dritan Rexhepi që të tregojë vendndodhjen e trupit të viktimës.
Në një intervistë për “Review” në Euronews Albania, Karamuço shprehu shpresën se Rexhepi do të zbulojë të vërtetën, ndonëse theksoi se ky i fundit është një person që nuk ka bashkëpunuar me organet e drejtësisë.
“Unë pres që ai të zbulojë të vërtetën për rastin e Jan Prengës dhe të tregojë se ku është fshehur trupi i viktimës. Prokurori dhe polici dolën nga zyra dhe e lanë vetëm, ndërkohë që ai u arratis nga Policia e Durrësit.
Nuk është nga këto profile që mund të bashkëpunojë me drejtësinë,” tha Karamuço.