Berisha e Malltezi kërkuan përjashtimin, Marsida Xhaferllari dorëhiqet nga trupa gjykuese

Marsida Xhaferllari, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese dhe partnerja e Enkelejd Alibeajt, ka dhënë dorëheqjen nga gjykimi i kërkesave për heqjen e masës së sigurisë ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit.

Berisha dhe Malltezi kanë paraqitur kërkesa pranë Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar masat e sigurisë të vendosura ndaj tyre.

Xhaferllari ka vendosur të tërhiqet nga trupa gjyqësore që do të shqyrtojë këto kërkesa.

Kërkesat e Berishës dhe Malltezit synojnë heqjen e kufizimeve ligjore, por për momentin, shqyrtimi i çështjes do të vazhdojë me përbërjen e mbetur të gjykatës.

Largimi i Xhaferllarit nga çështja e tyre ishte kërkuar më herët edhe nga Berisha dhe Malltezi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT