Ç’thoshte Saliu për “të dërguarin e Ramiz Alisë” kur i dërguari iu kundërvu

Mbrojtjet apo sulmet e Berishës, pak kanë të bëjnë me të vërtetën dhe shumë me nevojën.
Këtë e tregon një rast i ngjashëm i lidhur gjithashtu me dosjet e Sigurimit dhe “ndarjen e detyrave” në dhjetor ’90.
Bëhet fjalë për qëndrimet e Berishës ndaj Azem Hajdarit.
Fëmijët e tij dhe bashkëmoshatarët e tyre e shohin Saliun të përlotet çdo përvjetor të vrasjes, por çfarë thoshte Berisha për Hajdarin dhe lidhjet e tij me Sigurimin, kur Hajdarin e kishte përballë e jo në krah?
DITA ka botuar një fjalim të Berishës, botuar në RD kur Hajdari protestonte ndaj Berishes, gusht 1995. Dhe ja c’ka thënë:
“Azem Hajdari mbetet një bashkëpuntor i sigurimit të shtetit, një shërbëtor i Ramiz Alisë. Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët kemi të drejtë të themi se kishim dy Azem, ai i mitingjeve që bënte gjëmën, kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin, e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat. Azem Hajdari, si Rita Marko se Rita Marko ka qenë i vetmi pushtetar që ishte edhe kryetar i sindikatave, vendosi ta ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë në kafenenë e Xhelës.
Deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtrydhur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekshat, përsëri Hajdari dështon. Askush në dhjetorin e vitit ’90 nuk i shkoi pas Azem Hajdarit. Studentët dhe rinia ju bashkuan PD, me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit, por jo në shërbim të Azem Hajdarit…”