DETAJE / Bashkia e Tiranës nis punën për vendosjen e Skënderbeut në Paris

Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e nismës për vendosjen e statujës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në sheshin që mban po të njëjtin emër në lagjen 19 të kryeqytetit francez, Paris.
Ky projekt, fal bashkëpunimit të frytshëm me Kryetaren e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, ka për qëllim forcimin e lidhjeve kulturore ndërmjet dy vendeve dhe promovimin e vlerave historike të kombit shqiptar në arenën ndërkombëtare.
Ceremonia e përurimit të statujës pritet të zhvillohet së shpejti, me pjesëmarrjen e personaliteteve të njohura nga Shqipëria dhe Franca, si dhe përfaqësuesve të diasporës shqiptare në Evropë.