“Duam ZBARDHJEN e vendimit”/ Apeli i GJKKO-së vendosi detyrim paraqitje për Berishën, avokati: Zgjidhja më e keqe që është dhënë ndonjëherë …

Avokati i ish-kryeministrit, Sali Berisha, Genc Gjokutaj, ka reaguar pas vendimit të Apelit të GJKKO-së, i cili vendosi masën e detyrimit të paraqitjes dy herë në muaj për klientin e tij. Gjokutaj e ka cilësuar këtë vendim si zgjidhjen më të keqe që është marrë ndonjëherë, duke shprehur shqetësimin për atë që ai e konsideron një masë të paarsyeshme dhe të padrejtë.

Ky vendim ka ardhur pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për rikthimin e Berishës në arrest shtëpie, pas lirimit të tij nga ky masë në nëntor të vitit 2023.

Apeli i GJKKO mbi ankimin e prokurorisë, në bazë të një vendimi të shkallës së parë për revokimin e masës për Berishën, vendosi zëvendësimin e saj pjesërisht. I qëndronte masës arrest në shtëpi, nuk kishte kërkesë tjetër. Kjo gjykatë nuk është më pak e kapur se sa Gjykata Kushtetuese, dy herë që shtyn gjyqin për shkaqe objektive, që detyrim për paraqitjeje e quan kushtetues.

Sot jemi para këtij vendimi, detyrimi për t’u paraqitur. Vijmë sërish në krye të herës. Vendimi nuk është zbardhur, por ky vendim është zgjidhja më e keqe që është dhënë ndonjëherë, nuk ka zgjidhur asnjë problem. Prokurori s’ka bërë kërkesë për masë sigurimi tjetër, ata i qëndrojnë arrestit në shtëpi. Prokuroi thotë që fjalët e mia janë të drejta, s’kemi nisur ende gjyqin. Duhet bërë urdhri i ekzekutueshëm dhe duhet komunikuar. Duhet të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT