E RRALLË: Kush është ylli i Hollivudit që ndihmoi rezistencën antifashiste në Shqipëri (FOTO)

Prof. Dr. Irakli Koçollari – Botuar në DITA
Para 8-9 vitesh, ndërsa punoja për librin e “Shqipëria nën Luftën e Ftohtë” dhe evidentoja oficerët britanikë të Shërbimit Sekret – SOE-s, që patën shërbyer gjatë viteve të Luftës së Dytë botërore në Shqipëri, hasa emrin e një oficeri britanik që kishte vepruar kryesisht në zonën e Vlorës dhe Labërisë. Emri i tij me ngjante me emrin një aktori të madh britanik të Hollivudit. Mendova se kjo ishte një koicidencë dhe asgjë më shumë. Quhej Anthony Quayle.
Ne fakt, për cudi, gjeta se ishte pikërisht ai, që kishte qënë gjatë viteve të luftës në Shqipëri! – Ylli i Hollivudit, Anthony Quayle, ndoshta ndër aktorët më të mëdhej britanikë të shekullit të XX-të. Njeriu që ka luajtur me dhjetra filma dhe interpretuar me dhjetra të tjerë në skenat e teatrit londinez dhe më gjërë. Luajti përkrah aktorëve më të mëdhej të Hollivudit të shekullit të kaluar Grigori Pek, Geri Kuper, Antoni Kuin, etj., u laurua me “Golden” Glod” dhe një numër çmimesh prestigjoze.
U interesova për aktivitetin e tij dhe shpejt arrita të mësoj përmes historianit britanik Roderik Bailey, se ai menjëherë, mbas kthimit në Angli, në vitin 1945, kishte botuar një libër me kujtime rreth misionit të tij në Shqipërinë e jugut. Ky fakt paraqeste mjaft interes për mua, prandaj ngula këmbë të gjej një kopje të tij. Por, libri ishte botuar shumë vite më parë dhe prej asaj kohe nuk ishte ribotuar më. Kjo gjë e bënte pothuaj të pamundur gjetjen e botimit. Megjithatë, për fat, mbas disa kohësh, arita të shtie në dorë një kopje të përdorur, të vjetëruar, të mbetur diku larg në qoshet e haruara të ankanteve, të cilën një miku im nga Kanadaja ma dërgoi.
Fillova ta lexoj me një frymë. Libri ishte shkruar me një gjuhë dhe stil mjaft tërheqës, ndoshta për shkak se ishte shkruar menjëherë në ditët e para të pasluftës, ndërsa kujtimet e krismave të të vrarëve, të britmave të fitores, etj., ishin ende të gjalla. Kishin qënë kohë emocionesh të mëdha, të ditëve të vështira të luftës, të ngjarjeve tronditëse, të dhimbjeve, lotëve dhe sigurisht të gëzimit për triunfin e madh.
OFICERI I SHËRBIMIT SEKRET BRITANIK ANTHONY QUAYLE NË SHQIPËRINË E PUSHTUAR
Anthony Quayle ishte 28 vjeç kur mbriti në tokën shqiptare, në vigjiljen e vitit të ri 1943, kohë në të cilën ai zëvendësoi një kolegun e tij Jerry Field, i cili ishte plagosur aksidentalisht në bregdetin shqiptar të Jonit. (1). Gjer atëherë ai kishte shërbyer në Gjiblartar dhe pas këtaj do të transferohej në një front të vështirë të Ballkanit, në Shqipëri. Në kushte mjaft të vështira të terrenit dhe të motit, nën kontrollin dhe inkursionet e egra të forcave gjermane, Majori i ri britanik, Athony Quayle do të zbriste në bregdetin e Himarës dhe prej aty do të fillonte aktivitetin e tij klandestin për të mbështetur dhe ndihmuar lëvizjen e armatosur kundër forcave të pushtuesit mazi-fashist.
TAKIM I OFICERIT BRITANIK ME “BALLIT KOMBËTAR”
Pasi u strehua fillimisht me shokët e tij në disa shpella në malet e bregdetit të Labërisë, Majori Quayle së pari mori kontakt me përfaqësuesit e “Ballit Kombëtar”, në Dukat, të cilët gjer në fund të vitit 1943 nuk kishin ndërmarë ndonjë veprim ndaj gjermanëve.. (2)
Misioni i ushtarakëve britanikëve të SOE-s, që vepronin në prapavijat e pushtuesve gjermanë, kudo nëpër Europë dhe në Ballkan, ishte të nxisnin të gjitha formacionet politike dhe përkrahësit e tyre në këto anë, të përfshiheshin në luftë kundër makinerisë ushtarake naziste. Nën këto synime, mbas disa debatesh me përfaqësuesit e “Ballit Kombëtar”, ushtaraku britanik u ishte drejtuar këtyre të fundit me pyetjen shteruese:
- Majori Quayle – Cili do të jetë qëndrimi i juaj i mëtejmë ndaj forcave gjermane?
- Njerëzit e Ballit – Asnjëanës!
- Majori Quayle – Po në rast se ne anglezët do të sulmojmë gjermanët në këto anë, cili do të jetrë qëndrimi i juaj ?
- Njerëzit e “Ballit” – Ata tundën kokat dhe mbyllën gojën.
Të ndërmerrje veprime agresive kundër gjermanëve, për ta ishte e rrezikshme… shkurt ata ishin kundër kryerjes së ndonjë sulmi ndaj gjermanëve në zonën e tyre.
Atëhere, përdora mjetin e fundit, shkruan Quayle. Meqënëse ata nuk ndërmernin aksione kundër gjermanëve, i pyeta:
- Majori Quayle – C’mendoni atëhere, nëse ne përdorim luginën tuaj për tu transportuar armë partizanëve?
Kjo pyetje shkaktoi diskutim të gjatë dhe në fund ata u shprehën:
- Njerëzit e Ballit – Nëse udhëheqësit e Ballit në Vlorë do të dëgjonin këtë, Dukati do të sulmohej njëkohësisht edhe nga gjermanët edhe nga “Balli Kombëtar”…….(3)
TAKIMI ME FORCAT PARTIZANE
Pak ditë më pas, Majori Quayle kërkoi dhe mori takim me partizanët e Brigadës së Pestë, e cila vepronte në zonën e Labërisë, Vlorë, Tepelenë, Himarë dhe Gjirokastër.
Ndërsa ishte afruar në fshatin Tragjas, Anthony Quayle shkruan:
“Pamja ishte e mjerueshme. Nga gjashtëqind shtëpi të vogla, të banuara kishin mbetur vetëm pesëdhjet. Mure të cara, cati të rëna, …. Një banor, që dikur kishte qënë emigrant në Amerikë, Detroit, u afrua dhe më tha: – Ky vend ka mbaruar krejt, shiko shtëpitë e shkatërruara…. Në fillim italianët, pastaj gjermanët, “Balli Kombëtar”…
I habitur mendova: “Për këtë shkatërrim qënkan përgjegjës miqtë e mij të mbrëmshëm të “Ballit Kombëtar”, së bashku me italianët dhe gjermanët??? (4)
SHTABI I BRIGADËS PARTIZANE
Ndërsa ishte afruar shtëpisë ku qëndronte shtabi i Brigadës së Pestë partrizane, Majori britanik Quayle shkruan: “…Një grup partizanësh më bombarduan me pyetje: – Si po shkon lufta? Kur do të mbarojë ajo? Si po shkojnë ushtritë aleate ne Itali? A do të sulmonin amerikanët në pranverë? …
Duke hyrë në shtëpinë ku ishte vendosur shtabi i Brigadës partizane, britaniku shënonte në ditarin e tij: “…shtëpia ishte e pastër, muret e lyera në të bardhë, zjarri ishte ndezur, në dysheme ishin shtruar disa qylyma dhe anash ishin vendosur disa jastëkë të kuq të ndritshëm.”
Pas përshëndetjeve të para me komandën e Brigadës, britaniku filloi bisedën:
- Majori Quayle – Jam dërguar këtu për ti dhënë ndihmë të gjithë atyre që luftojnë kundër armikut të përbashkët. Pra, jam këtu tu ndihmoj. Se si do të vijë ndihma dhe në c’sasi, këtë do ta bisedojmë sot, – kishte filluar bisedën britaniku përpara komandant Pecit dhe komisar “Besnikut” (Hysni Kapo, IK) (5)
Përkthyesi që kishte dëgjuar përgjigjen e partizanëve kishte përmbledhur me fjalët e tij përgjigjen e dhënë nga “Besniku”:
- Përkthyesi – Këta burra janë shumë të zëmëruar. Ata kanë vuajtur shumë….
Por, britaniku kërkoi nga përkthyesi i tij t’ja citonte fjalë për fjalë cfarë kishte thënë Komisari i Brigadës. Duke zbatuar urdhërin e britanikut, përkthyesi kishte sjellë në ligjëratë të drejtë fjalët e “Besnikut”:
- “Besniku” – Fjalët, për të na dhënë ndihmë, janë shumë të mirpritura, por pas shumë premtimeve të mira, ne nuk kemi marë asgjë nga Ju!
Kolegu juaj, Kith, që ishte këtu më parë dhe tani është larguar, u hodh me parashutë në zonën tonë dhe ne u kujdesëm për të. Ai na bëri shumë premtime për ndihmë, por në vend që të përmbushte premtimet e bëra, ai na la ne dhe e transferoi bazën e tij në territorin e “Ballit”. Ai i dha Dukatit ndihmat që na i kishte premtuar ne….
Kështu, ne kënaqemi kur dëgjojmë fjalën “ndihmë”, por nuk ju besojmë, sepse jemi tradhëtuar disa herë nga ana e juaj.”
Ndërsa Britaniku Quoyale u përpoq të justifikonte veprimet e kolegut të tij të mëparshëm, në bisedë kishte ndërhyrë Komsndant Peci (Shefqet Peci – Komandanti i Brigadës së Pestë). Ai ishte skuqur tepër në fytyrë, me zë të lartë dhe me shumë zjarr iu drejtua britanikut:
- Komandant Peci – Partizanët e kanë filluar luftën kundër pushtuesve fashistë pa ndihma nga Aleatët dhe nuk e mohoj se ndihma ishte tepër e nevojëshme, por po të jetë nevoja partizanët shqiptarë do ta vazhdojnë luftën deri në fund edhe pa të…. Dhe ta dini, Brigada e Pestë ka vazhduar rrezistencën e saj edhe pa ndihma…. (6)
Pas pak mdërhyri me një buzëqeshje fëmijënore, por krejt të sinqertë “Besniku” (Hysni Kapo). Ai më kërkoi falje për shpërthimin e Komandantit të Brigadës, i cili mbante pseudonimin “Tërrmeti”. Reagimi i tij emocional, dhe fjalët e thëna troc kishin lënë përshtypjen tek “Besniku” se më kishin fyer mua….”
Megjithatë, pas pak, të dy palët ishin qetuar, kishin lënë mënjanë debatet dhe tonet e ngritura, dhe mandej në një bisedë të shtruar, burrat kishin këmbyer mendim për një bazë, e cila të kontrollohej nga partizanët, në bregdet (tek manastiri në Vuno), ku britanikët të mund të sillnin furnizimet ushtarake për partizanët.
“Me një frazë të sinqertë, kujton britaniku, – “Besniku” mbylli bisedat me mua, me një buzëqeshje të sinqertë që të carmatoste, duke më dhënë këtë porosi:
- “Besniku” – “Shumë mirë. Atëhere mund të ngrini një bazë në territorin e kontrolluar nga ne dhe të lini pas krahëve “Ballin”. Qoftë edhe për arsye të sigurisë tuaj, ju duhet ta bëni këtë! Ne do të vendosim në atë bazë një kompani partizanësh, madje edhe një batalion në dispozicion tuaj si rojë, pasi mes “Ballit” nuk do të jesh kurrë i sigurt. Ata po luftojnë bashkë me gjermanët.
Cdo ditë ata mund t’ju tradhëtojnë!
“E dija që në këtë pikë ata mund të kishin të drejtë….- shkruante aso kohe vehte britaniku. (7)
NJË BISEDË E SINQERTË MES “BESNIKUT” DHE MAJORIT BRITANIK
“Besniku” mbeti prapa me mua, për të diskutuar për hollësitë e materialeve për të cilat kishte nevojë Brigada e Pestë. Në këtë bisedë të drejtpërdrejtë pashë se ai fliste mirë fërngjishten. Kjo do të thosh se ne mund të komunikonim me njëri tjetrin edhe pa ndihmën e përkthyesit.
- Dua shtatqind pushkë – vazhdoi “Besniku”!
- C’madhësi ka Brigada e juaj – pyeta unë?
- Ka mbi njëmijë vetë….por ka edhe një forcë tjetër rezervistësh prej njëmijë vetësh të tjerë, një lloj “roje vendore”, por pa armatim…
- Cfarë prijoritete kini në roba dhe ushqim?, – vazhdova unë.
- “Besniku”. – Ju e kini parë vetë se në cfarë gjendje jemi. Nuk kemi pallto dhe së shpejti po afron dimri, dëbora… Por, shqetësimi ynë më i madh janë armët dhe municioni! Në qoftë se kemi armë ne mund të vazhdojmë të luftojmë edhe po të këmi pak ftohtë dhe uri, por ne nuk mund të vrasim gjermanë me batanije dhe kuti konservash mishi…”
Ndërsa ishte larguar pak, Besniku u kthye përsëri nga unë dhe më tha:
- Do të na falësh për ndonjë fjalë të rëndë që të kemi thënë, por nevoja jonë për tu ndeshur me armikun është shumë e madhe….
- Ka dhe një arsye përse nuk duhet të na zhgënjesh në premtimin që na bëtë – vazhdoi “Besniku” qetë, qetë. Arsyeja është se edhe ti je i ri, dhe të rinjtë nuk e zhgënjejnë njerëi tjetrin! (8)
* * *
RËFIM I NJË BALLISTI PËR MËKATET E “BALLIT KOMBËTAR”….
Me tu kthyer në bazën e “Ballit, – vazhdon rrëfimet e tij Majori Anthony Quayle, këta të fundit më pyetën me nxitim:
- Ju pëlqyen Partizanët?
- Më pëlqyen… u thashë. Dhe kjo ishte një e vërtetë. Dinamika, zjarri dhe qëllimi i partizanëve më kishte bërë përshtypje, – shkruan britaniku.
Dhe duke vazhduar bisedat më njërin nga ballistët, Celën, më kofidentin mes tyre, Britaniku dëgjoi me kureshtje të shtuar rrëfimin e tij për formacionin politk, të cilit ai i takonte, “Ballin Kombëtar”. Cela në një bisedë të sinqertë i tregoi atij sa më poshtë:
“Major, dikur kam qënë një “Ballist” shumë i fuqishëm derisa një ditë pashë me sytë e mij, atë që ndryshe nuk do ta besoja. Pashë njerës të partisë time krah për krah me gjermanët, që luftonin kundër shqiptarëve të tjerë, kundër partizanëve. E mora emblemën e “Ballit Kombëtar”nga kësula ime dhe e hodha përtokë. Që nga ajo ditë nuk jam më me “Ballin”. (9)
Nuk fliste për t’u dukur, shkruan majori Britanik Qouyale, fjalët e tij dilnin nga zëmra.”
NJË TAKIM MË KOMANDANTIN E “BALLIT KOMBËTAR”. DEKLARATË TRONDITËSE !
Gjer aty nga fundi i muajit Dhjetor 1943, Majori Quayle kishtë njohur edhe më mirë formacionet politike shqiptare që vepronin në zonat e Vlorës, në bregdetin e Himarës dhe Labërisë në tërësi, kishte dërguar një numur raportesh dhe informacione qëndrës në Londër për to dhe kishte komunikuar periodikisht me bazën e aleatëve në Bari për të dërguar ndihma në armatim për forcat e rrezistencës antifashiste.
Majori nuk kishte reshtur gjithashtu së debatuari më përfaqësuesit e “Ballit” për ti bindur që ata të reshtoheshin në frontet e luftimeve kundër pushtuesve gjermanë. Pikërisht, në fundin e këtij muaji, Majori britanik do të takohej me udhëheqësin kryesor të “Ballit Kombëtar”, për qarkun e Vlorës, Skënder Muca. (10)
- Majori Quayle – Po tani po i luftoni gjermanët?, – pyeti majori, ballistin Muca.
- Skënder Muca – Jo! Unë tani po luftoj bashkë me ta!
Më habiti sinqeriteti i tij.
- Skënder Muca – Po habitesh që më dëgjon të them këto fjalë? – dhe Muca u afrua duke u përkulur pranë meje.
Do të ta them arsyen, – vazhdoi ai. Lufta e jonë nuk është lufta e juaj. Është për të ardhur keq për ne shqiptarët, por kjo është e vërtetë.
I kërkova të më spejgonte se cfarë donte të thoshte me fjalët e mësipërme. Dhe ai vazhdoi:
- Skënder Muca – Një ditë aleatët do të mundin Gjermaninë. Kjo është e sigurtë. Një ditë gjermanët ose do të dëbohen nga Ballkani ose do të ikin vetë. Atëhere do të fillojnë telashet tona, telashet e vërteta për Shqipërinë edhe për Jugosllavinë edhe për Greqinë.
…….
- Majori Quayle – Atëhere përse nuk e bëni këtë kur të mbarojë lufta, por e bëni tani në mesin e saj madje bashkëpunoni me gjermanët?
Muca lëshoi një të qeshur të përmbajtur dhe mandej vazhdoi:
- Skënder Muca – Sepse lëvizja komuniste, nën maskën e një lëvizjeje patriotike atëhere do të jetë forcuar shumë… Prandaj për ti paraprirë kësaj ne do të përdorim gjermanët, që tani ndodhen në Shqipëri, si armë për të shkatërruar komunistët dhe lëvizjen e tyre, – sqaroi Muca.
Majori Quayle – Sigurisht, Muca po hapte të gjitha kartat, që kishte mënjanë, mbi tavolinë. Mundet që ai të kishte kuptuar faktin se – meqë fshehja tanimë ishte e pamundur, sinqeriteti do të ishte politika më e mirë. (11)
REAGIMI KUNDËRSHTUES I MAJORIT BRITANIK
- Majori Quayle – Po luani një lojë shumë të rrezikshme!
Vetë ju thoni, madje besoni se gjermanet do të munden! Ju nënkuptoni se ndihma pas lufte, apo ndërhyrja nga Rusia, do të jetë e papëlqyeshme për ju. Mbeten Amerika apo Anglia si ndihmës potencialë për ju. Por, aktualisht ju po bëni cështë e mundur që tu kundërviheni atyre, sepse “de fakto” ju jeni duke bashkëpunuar me gjermanët!
Mucoja bëri një gjest pranimi.
- Skënder Muco – E pranoj është një rrezik, por unë jam mësuar me rreziqe. Unë kam rrezikuar shumë që erdha këtu, të bisedoj me ju. Në qoftë se e marin vesh gjermanët unë do të … (dhe bëri shenjë me gisht sikur tërhiqte këmbëzën e kobures).
- Majori Quayle – Shiko, të këshilloj të ndërroni politikë…. Të këshilloj dhe të kërkoj të më besosh se të flas si një njeri që të pëlqen dhe që uron si të mirën e vendit tuaj, ashtu edhe për të mirën tuaj personale.
…. Po ju them si një i huaj i paanshëmse – ju kini bërë një gabim fatal.
- Skënder Muco – Nuk mund të ndryshoj. Partia ime i është përkushtuar kësaj rruge dhe nuk ka kthim. Mos harroni se vendos historia, nëse dikush ka të drejtë apo jo…
- Majori Quayle – Ju mendoni se do ti shkatërroni partizanët?
- Skënder Muco – …. Major, tani po zhvillohet një operacion i madh kundër partizanëve, jo vetëm kundër Brigadës së Pestë, por në të gjithë Shqipërinë e Jugut. (është fjala për Operacionin gjerman të dimrit, për të cilët duket qartë që “Balli Kombëtar” jo vetëm kishte dijeni, por ishte në bashkëpunim të plotë me gjermanët. IK). Sulmi po shkon mirë, shumë mirë….. Lëvizja partizane është në prag të dështimit, përfundoi Skënder Muca. (12)
* * *
Por, ato tre muaj, të operacionit gjerman të dimrit, do të tregonin krejt të kundërtën. Qëndresa partizane jo vetëm do ti rrezistonte operacionit gjerman të dimrit, vrasjeve barbare, shkatërrimeve dhe djegjeve të krahinave dhe fshatrave të tërë, por mbas operacionit Lëvizja Antifashiste Nacional Clirimtare do të dilte edhe më e fortë se më parë.
Këto operacione barbare dhe të përgjakshme, gjermanët do ti kryenin në bashkëpunim të hapur me trupat Balliste. Këto ngjarje, do të kishte rastin ti shihte me sytë e tij edhe vetë Majori britanik Anthony Quayle, i cili në përfundim të operacioneve gjermane, duke folur me përfaqësuesit e “Ballit Kombëtar” do tu deklaronte:
- Majori Quayle – Më parë kisha biseduar me Skënder Mucon. Ai foli me mua për rolin e udhëheqjes së Ballit dhe më bëri premtime. Që atëhere nuk kam dëgjuar gjë prej tij. Asnjë nga premtimet e tij nuk është përmbushur. Kështu, duket se Aleatët nuk mund të mbështeten më tek “Balli Kombëtar”si parti.
. . . . . . .dhe duke iu drejtuar përkrahësve të Ballit, Majori un ish drejtuar me këti fjalë:
- Cfarë kini bërë ju deri tani?
Kini dalë jashtë fshatit dhe kini shkuar e luftuar kundër forcave partizane. Kini luftuar krah për krah me gjermanët. Ky ka qënë një gabim i madh. Por, kini bërë edhe një të keqe tjetër – ju nuk kini pasur sukses. Partizanët nuk u shkatëruan. Ajo që bëtë ju ishte se Ju shkaktuat dhe nxitët një armiqësi akoma më të madhe të partizanëve kundër jush. Por, jo vetëm kaq, ju kini krijuar armiqësi edhe me Aleatët, që mbështesin ata, gjermanët.
. . . . . . .
- Kjo luftë duket qartë se do të përfundojë me fitoren e Aleatëve… dhe pyes – cfarë do të bëhet me ju kur të mbarojë lufta? Në cfarë pozicioni do të ndodheni ju atëhere? Rrethuar nga armiqtë tuaj, partizanët nga njëra anë dhe pa mbështetje apo simpati nga Aleatët nga ana tjetër….” (13)
Meqë ju luftoni në krah të gjermanëve, ju humbisni simpatinë e popullit tuaj, por edhe të Aleatëve gjithashtu. Kjo është e gjitha. Ju dhe partia e juaj, tanimë jeni në një gjëndje prej të cilës nuk di se si do të shpëtoni, por që duhet të shpëtoni, qoftë edhe vetëm për të mbijetuar. (14)
TAKIMI I FUNDIT I MAJORIT BRITANIK ME KOMANDËN E BRIGADËS SË PESTË PARTIZANE
Sic është e njohur, Brigadat partizanë megjithë operacionet e përgjakshmë të dimrit të viteve 1943-1944, përballja e tyre me dimrin e egër dhe mungesën e mëdha në municion, ushqime e veshmbathje, arritën të mbijëtonin dhe të rishfaqen si forca e vetme e vendosur kundër pushtuesve nazi-fashitë. I tradhëtuar nga ballistët dhe i mbajtur në izolim, në një gjendje arresti, Majori Quayle, mundi të dalë dhe largohet për të marë takim me forcat partizane, në zonat e kontrolluara nga Brigada e Pestë, në fshatin Gumenicë të Labërisë.
Mbasi kishte mbritur aty, për këtë takim me mjaft interes, Majori Quayle shkruan:
“Në qëndër të fshatit takuam dy vajza partizane… të dyja me qillota dhe me armë në sup. I pyetëm nëse ishte aty “Besniku”. Na thanë se ishte dhe shtuan se na duhej të prisnim një minutë derisa ta njoftonin për ardhjen tonë. Nuk na lanë gjatë. Aty pranë u dëgjuan zhurma dhe bisedat e “Besnikut”, Pecit dhe e një turme ndjekësish. U bë një shtrëngim entuzjast duarsh dhe ai i “Besnikut “ mu duk i sinqertë. Sigurisht isha i gëzuar që e takoja atë njeri, por ndërsa ecnim gjatë rrugës së ngushtë, me të tjerë që vinin pas nesh, kujtoja fjalët e fundit që më kishte thënë:
“Ju jeni gjithashtu i ri si edhe unë dhe të rinjtë nuk zhgënjejnë njeri tjetrin!”
Kjo më shqetësonte, sepse ndërsa zhgënjimi kishte qënë pa qëllim, madje i pashmangshëm, prapë se prapë ishte zhgënjim. “Besniku” sidoqoftë nuk e bëri vehten, por përkundrazi tregoi miqësi më të ngrohtë, buzëqeshi dhe më hodhi krahun në supin tim ndërsa vazhdonim të ecnim…”(15)
- “Besniku” (Hysni Kapo) – Major, ju thashë se nuk dua të bisedoj për të shkuarën. Që ne i humbëm lidhjet, në kohën kur kishim nevojën më të madhe, ishte faji i Juaj. Kjo sepse ju bëtë bazën tuaj në Dukat, tek “Balli Kombëtar”, dhe jo tek ne, ku duhej të kishit qënë që nga fillimi.
- Majori Quayle – Unë nuk bvëra bazë aty, unë e trashëgova atë bazë. Unë gjithashtu i takoj Ushtrisë Britanike dhe jam nën urdhërat e saj. Ndoshta duhet të kisha qënë te Ju…..
“Besniku” kishte besuar personalisht në besën time, por ndjente në heshtje se ajo kishte qënë një tradhëti…
- “Besniku” – Kemi njerëz në Brigadë që kanë bërë më të mirën e tyre në këto luftime…eja me mua nesër Major dhe unë do tu tregoj që partizanë po vdesin nga pneumonia dhe ne nuk kemi ilace për ta. Dhe si i zuri ata pneumonia? Nga luftimet e zhvilluara në dëborë dhe të fjeturit në dëborë, me javë të tëra, pa pallto, pa batanije. Eja dhe shikoji major. Eja dhe shiko ushqimet që u japim, bukë të zezë të fortë. Do tu tregoj partizanë të tjerë që kanë udhëtuar zbathur nëpër male, krejtësisht zbathur. Atyre u kanë ngrirë këmbët dhe ngrirja është kthyer në gangrenë, sepse nuk kemi ilace. Eja dhe shihi këmbët e tyre nesër, Major!
- Majori Quayle – U ktheva nga kolegu im Davidi dhe i thashë me kujdes: “Jam kaq i mërzitur, saqë po të përgjigjem tani, ky takim do të përfundojë në lot. Do të ndaloj së foluri dhe do të numuroj deri në njëzet me mëndje, përpara se të hap gojën përsëri… (16)
Kujtimet dhe dëshmitë e luftëtarit të rrezistencës antifashiste të Luftës së Dytë Botërore, të Yllit të Hollivudit, të ekranit dhe skenës botrore, Anthony Quayle janë ndoshta unike, për zhvillimet në Shqipërinë e okupuar nga forcat gjermane, rolin dhe qëndrimet e formacione partizane dhe atyre koloboracioniste të “Ballit Kombëtar. Ato na sjellin me një sinqeritet unik të vertetat e mëdha të atyre kohëve.
Nuk ka si të mos përcjellim ndjenjën e respektit dhe për këta njëerës që ju gjendën halleve të Atdheut tonë në ato kohë të vështira. Nuk ka sesi të mos urojmë që në nder dhe mirënjohje të kontributit që ata dhanë të sugjerojmë që institucionet tona shtetrore të shprehin repektin dhe nderimin duke i ofruar titujt apo dekoratat e nderit, si të paktat dëshmi të mirënjohjes shqiptare ndaj britanikëve që dhanë kontributin e tyre në këtë vend.


