Gazetari pranë Berishës: Sot asnjë nga Partitë e reja s’e bëjnë dot vezën e Kreshnik Spahiut

Gazetari Almer Toska i ftuar në Report TV kritikon partitë e reja, për të cilat thotë se nuk kanë platformë.

I ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Toska thotë se asnjë nga partitë e reja sot s’ka frymën që krijoi dikur Aleanca Kuqezi dhe Kreshnik Spahiu.

“Kam kritika për partitë e reja. Endri ka platformë ka ide, ndryshe nga ata të tjerat.  O ka pasur frymëzim Kreshniku në 2013 për të marrë një valë votash, kur shihja protestat e kreshnikut ishte plot i mbushur bulevardi.

Kishte frymë, mbështetje dhe mesazhi patriotik qe kishte Kreshniku ishte më i favorshmi i kohës së gjetur. Sot partitë e vogla politike janë të disavantazhuara nga sistemi, nga përplasja me njëra tjetrën, nga egot që kanë, manipulimi që mund t’u ndodhë nga qeveria”, tha Toska.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT