Këlliçi reagon për orën e dorës, quan K… botuesin afër Ramës: “Nuk bën 40 mijë euro, kushton sa një shishe verë e…”

Belind Këlliçi ka reaguar për raportimet se ora që mban në dorë kushton mbi 40 mijë euro.
Megjithëse raportimi u publikua fillimisht nga faqja investigative Prapaskena, ish-deputeti i PD ka zgjedhur të shënjestrojë botuesin afër Ramës, Karlo Bolino, të cilit ia ka bërë tre shkronjat e para të emrit me gërma të mëdha.
Më poshtë pjesë nga reagimi i Këlliçit, botuar nga kanali Syri:
“… KARlo Bollino, i dëshpëruar gjer në dhimbje kërkon shpëtim tek e vetmja “shpresë” e mbetur, fake news-at. Megjithëse festë, mashtruesi kronik, vesin nuk e lë dot pushim.
Kësaj here i stërmunduar, ai ka ricikluar një fake news të konsumuar e diskretituar plot 2 vjet më parë, kur orën e dorës ma “vlerësoi” 82.400 euro. Por këtë herë e paska rikthyer me zbritje, në 41.500 euro!!!
Si edhe asokohe, po ta jap përgjigjen publikisht, sepse me këtë rast u rikujtoj shqiptarëve pazaret e tua të ndyra në kurriz të tyre.
Ora ime e dorës, lehtësisht e verifikueshme është e njëjta markë si herën e parë, Carlo Dali dhe kushton më pak se 1 shishe verë që ti e hap në drekat ku “vjedh” taksapaguesit e vendit tim!
KARlo, pasi sqarova për herë të dytë mashtrimin tënd ordiner, po përsëris të vërtetën e pakundërshtueshme se ti mbetesh hajdut i 4.000m2 truall në zemër të Tiranës, hajdut i miliona eurove përmes tenderave me AKSHI-n dhe linçuesi e shpifësi nr.1 në Shqipëri.
Pushka top KARlo se përballë do më kesh në çdo sekondë! Unë në ndryshim nga ty, kam durim të pres të vërtetën, veç duke luftuar në emër të saj.
Në fund, të dy do kemi të drejtën e fjalës. Kuptohet unë përballë, se ti do gjesh Idajetin e rradhës”.