Kisha Ortodokse: Kryepeshkopi Anastas në gjendje të rëndë shëndetësore

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar pasditen e sotme për gjendjen shëndetësore të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Përmes një reagimi zyrtar Kisha bën me dije se, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas ndodhet në gjendje kritike dhe po ndiqet nga mjekët specialistë në spitalin “Ungjillëzimi” Athinë.
Reagimi i plotë:
Përditësim mbi gjendjen shëndetësore të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, zotit Anastas:
Gjendja aktuale shëndetësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, zotit Anastas, vlerësohet nga mjekët trajtues si kritike.
NGA ADMINISTRATA E SPITALIT “EVANGJELISMOS”