Kishte dalë për peshkim në lumin Vjosa, humb kontaktet 63-vjeçari

Një 63-vjeçar i cili kishte dalë për peshkim, sëbashku me një person tjetër, në lumin Vjosë, ka humbur kontaktet.
Sipas asaj që bëjnë të ditur uniformat blu të dy personat janë banues në Berat. Ndërkohë vijojnë kërkimet në bashkëpunim me Polumbarët e Renea-s për gjetjen e 63-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.