Kokainë nga Kolumbia për në Spanjë, shkatërrohet karteli shqiptar në Dubai! Sekuestrohen 6 mln euro

Një organizatë narkotrafiku shqiptare me qendër në Dubai është shkatërruar pas një superoperacioni të EUROPOL.

Klani akuzohet se ka vepruar si investitor në biznesin që siguronte miliona euro dhe siguruan financat e nevojshme për të paguar prodhuesit për dërgesat nga Kolumbia apo Ekuadori, me destinacion brigjet e Europës.

Organizata bëhet përgjegjëse për trafikimin nëpërmjet financimit të 7.2 tonë kokainë që është sekuestruar. Gjithashtu janë kapur edhe 6 milionë euro cash, që konfirmohet se janë sekuestruar në një goditje të madhe droge.

Grupi përbëhej nga shqiptarë, kolumbianë dhe spanjollë. Tranziti i parë ku zbriste lënda narkotike ishte Spanja, ku më tej shpërndahej në të gjithë Europën.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT