“Më kanë bërë përdorues droge”, Rama flet për videon në rrjete sociale: “Këto janë dy drogat e mia”

Në një komunikim të sotëm me publikun, Edi Rama foli edhe për akuzat se është përdorues droge.
Disa kohë më parë qarkulloi në rrjetet sociale një video që më pas rezultoi montazh, ku shihej Rama duke marrë kokainë.
Një foto nga kjo video u botua edhe nga media greke.
“Më kanë bërë përdorues droge. Jo, nuk jam përdorues droge ose më saktë, nuk kam përdorur ndonjëherë droga të paligjshme. Më kanë dalë e vazhdojnë të më teprojnë dy droga çudibërëse për mua:
Arti, i pandashëm nga unë, qysh nga fëmijëria. Dhe lufta politike, e pandashme prej meje, qyshse e ndava mendjen t’ia kushtoja këtë pjesë të jetës sime, ndryshimit të Tiranës, e më pas të Shqipërisë” – tha sot Rama lidhur me këto akuza.
