Propozimi i kirurgut të njohur: Ndërtoni një tram në gjurmën e Unazës së Madhe

Ilir Hasmuça ka një propozim për qeverinë shqiptare, teksa shprehet se përqark Unazës së Madhe duhet të ndërtohet një tram për t’i ardhur në ndihmë kryeqytetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kirurgu i njohur ortoped i Spitalit të Traumës ka dhënë propozimin e vet ku thekson nevojën për transport alternativ, ndoshta për shkak të trafikut të rënduar të ditëve të fundit.

Në facebook-un e vet, Ilir Hasmuça shkruante:

“Propozoj që meqë unaza e madhe u hap, po në të njëjten gjurmë te ndërtohet nje Tram që i vjen verdallë gjithë Tiranës kshuqë një pjesë e jona nuk ka pse të përdorë makinën për të shkuar në punë. Me shpresën që përmes ksaj vepre do qetësohet trafiku në Tiranë. Shpresoj që ta lexojë paria e vendit propozimin.

P.s ose duhet të jem vetë minimalisht anëtar i këshillit bashkiak që ta propozoj”.

Kujtojmë që prej fundit të dhjetorit është inauguruar Unaza e Madhe e Tiranës.

Propozimi i kirurgut të njohur: Ndërtoni një tram në

Postimi i kirurgut

Back to top button
LAJMET E FUNDIT