Pse pikërisht tani po zbaton masën ‘detyrimin me paraqitje’? Ja çfarë thotë Berisha

Sali Berisha ka treguar arsyen se përse ndryshe nga hera e parë ka vendosur që të zbatojë vendimin e gjykatës për masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ që është vendosur ndaj tij për çështjen e aferës së privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’.
Pas daljes nga SPAK, Berisha thotë se në atë kohë pas tetorit 2023, mbrojti kushtetueshmërinë dhe parlamentarizmin. Ndërsa tani e krahason veten me Trump, që proceset gjyqësore ndaj tij i rritën votat.
“Ishte proces parlamentar nuk kërkova asgjë tjetër por vetëm të zbatohet kushtetuta. Nuk zbatuan kushtetutën por parlamenti votoi.
E fitova kauzën kushtetuese. Mbrojta kushtetueshmërinë. Kjo do më shtojë më shumë vota. U faktua. Këtë qëndrim mbajtën sorosianët ndaj Trump por kombi amerikan dha verdiktin”, tha Berisha.