Rei Manaj ndryshon ekip, lojtari shqiptar drejt kalimit te gjigandi turk

Sulmuesi shqiptar Rei Manaj pritet të jetë lojtari më i ri i Trabzonspor. Klubi turk ka arritur një marrëveshje për transferimin e tij, duke mbyllur kapitullin e tij te Sivasspor.

Sipas raportimeve nga Turqia, akordi është finalizuar dhe zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të ndodhë në ditët e ardhshme.

Ky transferim konsiderohet një hap i rëndësishëm në karrierën e Manajt, i cili do të synojë të kontribuojë në objektivat e Trabzonspor në kampionat dhe më gjerë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT