“Shqetësim për ‘vrimën’ nën krahun e avionit të Ryanair”, pamjet bëjnë xhiron e rrjeteve sociale

Një numër i lartë qytetarësh kanë raportuar në redaksinë e JOQ shqetësimet e tyre për atë që i përngjan një ‘vrime’ të zezë nën krahun e avionit të Ryanair.

Udhëtarët që fluturojnë me këtë linjë kanë shpërndarë gjerësisht pamjet në rrjetet sociale dhe kanë shprehur shqetësimin në rrjet.

Pamjet e publikuara kanë ngjallur pasiguri tek udhëtarët, teksa ekspertët e aviacionit sqarojnë se këto hapësira mund të jenë pjesë e dizajnit aerodinamik të avionit ose hapje teknike për ajrosje apo mirëmbajtje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT