Tradita në zhdukje! Njihuni me Pren Oga, prej 40 vitesh përgatit vegla muzikore (VIDEO)

Në Elbasan, zonës së Shpatit, e njohur për ruajtjen dhe kultivimin e traditës, i ka mbetur vetëm një dajrexhi që jo vetëm i bie dajres por edhe e punon atë.
Prej gati 40 vitesh Pren Oga punon dajret duke mos lënë pas dore motivet tradicionale në zbukurimin e tyre
Teksa me shumë dëshirë i punon dhe i tregton dajret, Prenit i vjen keq që gjithnjë e më pak të rinj po trashëgojnë traditën.