Veliaj krah artistëve në sheshin “Skënderbej”, numëron countdown-in e ndërrimit të viteve! Spektakël fishekzjarresh në Tiranë

Viti 2025 ka trokitur edhe në Shqipëri! Shqiptarët kremtojnë ndërrimin e viteve, ndërsa akrepat e orës i dhanë fund ditëve të 2024. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj numëroi në skenë countdown-in, numërimin mbrapsht të numërave që simbolizojnë ndërrimin e viteve.

Fjala e kryebashkiakut Erion Veliaj:

“Nuk ka vend më të mirë, më të bukur dhe më të dashur se Tirana jonë.

Tu japim duartrokitje atyre që kanë ardh nga Kosova, Maqedonia, prëesheva, Mali Zi, Amerika, Kanadaja, Zelanda e Re, Italia, Greqia, mirëseerdhët.
Mirënjohës Policisë, të Bashkisë, Rrugores, Policisë së Shtetit, mjekëve dhe infermierëve, ata që do presin beben e parë, faleminderit!
Falemninderit pastruesve, mësuesve.

Është shumë e vështirë ta pranojmë suksesin, nonjëherë ka xhelozi dhe stërkëmbësh, por progresin e Tiranës tonë se ndalon dot askush. Gëzuar të gjithë
Të punojmë më shumë e të bashkëpunojmë më shumë, të vëmë stërkëmbësha më pak.

Gati për numërimin mbrapsht, përqafoni atë që keni në krah, bashkohuni dhe uroni. Jepni gjithë energjinë tuaj të mirë për qytetin tonë, për Tiranën tonë të madhe.
Kjo është Tirana jonë. Jemi gati….?! gëzuar Vitin e Ri, gëzuar nga zemra, ju duam shumë, gëzuar për të gjithë shqiptarët!”

Në Tiranë të shumtë ishin qytetarët të cilët duke përfituar nga temperaturat relativisht të larta megjithëse dimër pritën ndërrimin e viteve në sheshin Skënderbej. 2025 mbërriti në spektaklin e fishekzjarrëve të përgatitur nga Bashkia e Tiranës.

Një koncert i parapriu ndërrimit të viteve në sheshin Skënderbej, ku në skenë u ngjitën këngëtarët më të njohur shqiptarë.

Padyshim që show me fishekzjarrë 10 deri në 15 minuta e bëri të paharrueshme këtë natë, teksa policia ndodhet në gatishmëri për të ruajtur rendin dhe qetësinë.

Kremtimi i Vitit të Ri është një nga festat më tradicionale që mbledh bashkë në një tryezë familjarë, miq e shokë.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT