VIDEO/ Ilir Demalia: Ju tregoj bisedat e mia me Parashqevi Simakun në Nju-Jork!

Ilir Demalia i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për Parashqevi Simakun që ka qenë kryelajmi në dhjetor. Demalia tregon se si e njeh Parashqevinë dhe bisedat me të në Nju-Jork.
“Unë nuk e kam njohur në Shqipëri, Parashqevi Simakun. Nuk kam pasur asnjë kontakt, veç e kam parë te 15-katëshi. Thonë e ka dhunuar shefi i sigurimit të lartë në kohën e komunizmit, Luan Pobrati. Por nuk e ka dhunuar. Nga vetë bisedat me Parashqevinë në Nju-Jork ajo thoshte se e donte akoma dhe që ka mësuar shumë nga ai. Pse e keqinterpretojnë? Unë nuk dua të flas për Parashqevinë, por pse nuk bëjnë një analizë për të, si këngëtare. Ne kemi figura që kanë dhënë një kontribut të madh në historinë e muzikës dhe te artit.
Përsa i përket faktit që ka ngelur në rrugë. Po ka ngelur në rrugë edhe Whitney Houston në rrugë dhe nuk u bë ky kiamet. Pse duhet të grumbullojmë ne 1 milion dollarë për Parshqevinë? Të shkojë të punojë. Erdhi në Amerikë gruaja e Pirro Manit, ajo ka qenë aktore e kohës dhe ka shitur bukë këtu. Është zgjedhja jote, pse duhet të të ndihmoj unë. Unë nuk i bëj lluks Parashqevisë, se është ikona e Shqipërisë. Nuk u pyet për Houston, për Mike Tyson, do pyes unë për Parashqevinë.”, tha Demalia në DritareTV./K.C/dritare.net