VIDEO/ Momenti viral kur Clinton dhe Biden ‘shkrihen gazit’ në inaugurimin e Trump

Gjatë inaugurimit të Donald Trump, Joe Biden ka tërhequr vëmendje me veprimet e tij.
Ish-presidenti e bëri këtë pasi “transferimi i pushtetit” paqësor u përmend nga Senatorja Amy Klobuchar.
Pak më vonë, sapo Trump filloi të fliste, ishte radha e Hillary Clinton që t’i merrte për pak kohë vëmendjen presidentit të ri.
Ajo u pa duke qeshur kur Trump tha se do të riemërtonte Gjirin e Meksikës. Video ku Clinton dhe Biden ‘shkrihen gazit’ është bërë virale kudo.