VIDEO/ Papa Françesku refuzon të lexojë fjalimin në Vatikan: Nëntë faqe? Kjo është torturë

Papa Françesku ka shkaktuar të qeshura tek të pranishmit gjatë audiencës të së shtunës, më 25 janar, në Vatikan, kur ka refuzuar të lexojë një fjalim të përgatitur nga stafi i tij i komunikimit.
Ati i Shenjtë u shfaq i bezdisur kur mbante në dorë letrat e fjalimit, të cilat ishin nëntë faqe.
Me një buzëqeshje, Papa tha: “Në këtë orë, me stomakun që fillon të më lëvizë, leximi i të gjitha këtyre do të ishte torturë.” Kjo deklaratë ka shkaktuar të qeshura nga të pranishmit, të cilët filluan të qeshin dhe të duartrokisnin.
Pas këtij momenti, Papa ia dorëzoi letrat një bashkëpunëtori të tij, Paolo Ruffini, zyrtar i komunikimeve në Vatikan, dhe fjalimi i përgatitur u largua nga dhoma.
Ky moment ka theksuar natyrën spontane të Atit të Shenjtë, i cili gjithmonë arrin të krijojë një lidhje të drejtpërdrejtë dhe të ngrohtë me besimtarët dhe njerëzit rreth tij.