VIDEO/ Përse Shqipëria nuk ka një ditë për kujtesën e viktimave të diktaturës komuniste?

Për ndryshim nga të gjitha vendet e Evropës Lindore ku popujt vuajtën diktaturën komuniste, Shqipëria nuk e ka një ditë të përkujtimit të viktimave të sistemit diktatorial.
Statistikat e viktimave të diktaturës komuniste në Shqipëri janë më tragjike se sa në vendet e tjera dhe diktatura ishte më e ashpër se kudo tjetër.
5.577 burra dhe 450 gra u pushkatuan.
10.133 burra dhe 7.367 gra u burgosën për arsye politike, prej të cilëve 1.065 vdiqën.
408 persona humbën aftësinë mendore nga torturat
20.000 familje u internuan dhe 7.022 persona vdiqën në kampet e internimit.
Tema sjell sot pjesë nga disa materiale me vlerë të realizuara nga aktorja e njohur Ema Andrea, titulluar MEMO, në bashkëpunim me shkrimtarin Agron Tufa, si një kontribut i çmuar për kauzën e kujtesës së viktimave të diktaturës komuniste në Shqipëri.
Ambasadorë të vendeve të ndryshme iu bashkuan aktores në jetësimin e këtij projekti dinjitoz për kujtesën e viktimave të diktaturës komuniste.