VIDEO/ Thirrja e akademik Xhufit për shtetin: Vini dorë mbi kishat dhe manastiret shekullore të Shqipërisë!

Nga kisha shekullore e Himarës që po rrënohet, historiani Pëllumb Xhufi i përcolli një mesazh shtetit shqiptar; të vihet dorë mbi këto trashëgimi kulturore që ka vendi ynë. Është mëkat, tha Xhufi, që kishat si kisha bazilike e Sergjit dhe Bakut të rrënohen, sepse muret janë çarë dhe ajo nuk do të rezistojë për shumë gjatë. Historiani i bën thirrje edhe himarjotëve që të bashkëpunojnë me institucioneve shtetërore për ta rikonstruktuar këtë kishë që të mos humbasë identitetin e saj.

“Këtu jemi te kisha katedrale e Himarës. Brenda ka afresket që nuk janë ato të hershme, por të mëvonshme pas shekullit të XV-të. Rëndësi ka që janë ruajtur. Kemi navatën, mjedisi që vendoseshin njerëzit, në mure janë afresket, ikonat, mbrapa ështe zona ku klerikët, prifti përgatiste meshën. Apsida, është e pikturuar në mure.

Është një kishë që ka qenë edhe kështjellë, por ka pësuar dëmtime. Por është fat i madh që ekziston. Jam i mendimit që himarjotët duhet të bashkëpunojnë me institucionet shkencore, me Institutin e Monumenteve të Kulturës, sepse kjo kishë ka nevojë për konsolidim edhe restaurim. Do të ishte mëkat nëse do të binte edhe një gur më shumë.

Thirrja e akademik Xhufit për shtetin: Vini dorë mbi kishat dhe

Janë bërë ndërhyrje primitive që e dëmtojnë identitetin e kishës. Kjo është një kishë shumë e hershme. E cila është ndërtuar në kohën që kisha nuk ka qenë e ndarë, nuk ka pasur kishë ortodokse dhe katolike. Ishin 5 patriarkane dhe kisha ishte një. Kjo është një kishë katedrale, e tipit bazilikan që e gjen edhe te kishat ortodokse dhe ato katolike, kur janë të vjetra.

Ndërsa ndërtohen gradaçela me shumë kate, të bëhet një sforcim edhe të fillojnë nga katedralja e Himarës. Le t’i heqin një kat gradaçelës dhe të rikontstruktojnë kishat e manastiret e Shqipërisë. Ato janë monumente identitare, janë plot me histori të dokumentuara, sepse shumica janë në zona bregdetare. Patjetër që duhet treguar një kujdes i madh për këto monumente.”, tregon historiani Pëllumb Xhufi nga Kisha e Shën Sergjit dhe Bakut në Himarë./K.C/dritare.net

Back to top button
LAJMET E FUNDIT