Vizitoi Ervin Salianjin në burg, Berisha tregon se çfarë diskutoi me ish-deputetin: Ai po dergjet…

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për mediat, pasi vizitoi sot në burg ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji.

Berisha tha se me Salianjin diskutoi vazhdimin e betejës së PD, ndërsa shtoi se ish-deputeti ndodhet në burg vetëm se i shërbeu Shqipërisë.

“Erdha këtu dhe takova deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, që dergjet, vuan dënimin vetëm e vetëm se i shërbeu vendit, iu shërbeu qytetarëve, kreu detyrën e tij, obligimet e tij duke denoncuar në atë kohë, klanin më të rrezikshëm e trafiqeve në Shqipëri, klanin e Geron Xhafës.

Ervin Salianji, siç dihet, bëri publike regjistrimin e një gazetari guximtar në të cilën faktohej se, Agron Xhafa, njeri dhe ai me tre emra, drejtonte trafiqet nga gjiri i Vlorës drejt Italisë. Agron Xhafa kishte dy vëllezër. Një vëlla nga gjaku, Fatmir Xhafën, një vëlla tjetër nga morali, Olsi Ramën. Kjo është e vërteta.

Dhe, meqenëse, Salianji goditi me një të rënë dy klanet mafioze më të rrezikshme të Shqipërisë dhe të Ballkanit, klanin Rama dhe klanin Xhafa, u vërsulën kundër tij me të gjitha mjetet e mafies dhe sot ai vuan dënimin për shërbimin e madh dhe të çmuar që i bëri Shqipërisë. Në vend të tij, këtu duhet të ishte Fatmir Xhafa dhe Olsi Rama, për të mos thënë absolutisht dhe Edi Rama vetë.”– tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT