Afera ‘Partizani’/ Berisha paraqitet nesër në SPAK, PD mobilizon strukturat: Të jeni të gjithë aty në 9:30

Sali Berisha do duhet të paraqitet nesër në 09:30 në SPAK për masën e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ që është vendosur ndaj tij për çështjen e aferës së privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’.

Ndërkohë, PD i ka mobilizuar sërish militantët para SPAK. Në mesazhin që u është drejtuat strukturave, bëhet thirrje që protestuesit të mblidhen para SPAK në orën 9:30.

”Te dashur miq. Neser diten e Hene ne ora 9:30 serish Kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha do jete ne dyert e SKAP it. Ju lutem te mobilizojme strukturat e degeve per te qene te gjithe aty…Ne ora 9:30 perpara selise SKAP-it. Faleminderit”, thuhet në mesazhin e ndarë për strukturat e PD.

Berisha është marrë i pandehur për dosjen ‘Partizani’, për të cilën SPAK e akuzon se me një sërë veprimesh i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu.

Të pandehur në aferën Partizani janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja orataku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’ dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT