Avokati: SPAK po helmohet nga brenda! Prokurori Ols Dado nuk e ka vendin në sistemin e drejtësisë

Avokati Idajet Beqiri shprehu mbështetje për SPAK, duke e konsideruar një strukturë të nevojshme kundër krimit dhe korrupsionit. Megjithatë, ai theksoi se brenda kësaj prokurorie ka elementë që po e “helmojnë” dhe e pengojnë në misionin e saj.

Ai kritikoi emërimin e prokurorit Ols Dado, duke e quajtur një vendim të paligjshëm nga KLP, pasi sipas tij, ai nuk plotësonte kriteret e magjistratit.

“E mbështes SPAK fort. E konsideroj si strukturë kundër krimit dhe korrupsionit që duhej. Kam theksuar se SPAK nga disa elementë të vet brenda po helmohet çdo ditë. Dhe ky helm po synon dhe ka penalizuar SPAK në misionin e vet  historik për të fshirë pandëshkueshmërinë dhe për të bërë njerëzit të barabartë para ligjit.

Kam parasysh dhe prokurorin Ols Dado, nuk e ka vendin në organet e drejtësisë. Çuditem me KLP. Më duket qëndrim absurd, jo institucional, qëndrim struci. Me prova dhe fakte, kemi të bëjmë me një dekret të pavlefshëm që e ka futur në prokurori Ols Dado, duke mos qenë në kriteret e ligjit, duke qenë noter.

Prokurorët duhej të ishin magjistratë. U rekrutua si prokuror, pastaj kalimi në SPAK ishte një çmenduri tjetër. aq shumë prokuror kemi sa nuk do katandiseshin në plotësimin e numrit të SPAK me një noter”, tha avokati.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT