Betohet Berisha: Unë jam si Trump, do ta shkrij SPAK-un si Prokurorinë e Nju Jorkut

Sali Berisha non grata për korrupsion dhe nën hetim për përvetësim familjar të tokave shtetërore përsëriti mbrëmë deklaratën se do ta shkrij Spakun.

“Nëqoftëse unë do pranoja këtë Prokurori siç është unë do isha një tradhtar, më i madhi në historinë e opozitarizmit në Shqipëri.

Unë kam këtu tre rezoluta ndërkombëtare. Të cilat damkosin SPAK-un si prokurori politike. Nëse unë si opozitar do pranoja një prokurori politike, unë do pranoja një gjëmë të madhe për vendin tim”, tha Berisha në kanalin A2.

Për të përforcuar qëndrimin e tij për shkrirjen e SPAK, Berisha mori si shembull Presidentin amerikan, Donald Trump.

“Tre ditë më parë Donald Trump ka shkrirë prokurorinë e Nju Jorkut. Dy ditë më parë Donald Trump ka shkarkuar të gjithë prokurorët e emëruar nga Joe Biden. Sepse vetëm e vetëm janë dëshmuar prokurori politike, për asgjë tjetër. Sepse po të marrësh platformën e tij, platforma antikrim e tij është platforma më e fuqishme”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT