Demalia: Nuk po hetohen krimet madhore! Me çështjen Veliaj SPAK tregoi që ka një segment që drejtohet nga Berisha

Analisti Ilir Demalia thotë se SPAK me arrestimin e fundit tregoi që vepron me segmente të ndryshme. Ai u shpreh se Berisha ka lidhje me SPAK dhe se është turp të merremi me të mbathurat e një gruaje, kur ka krime madhore të cilat nuk janë ende me fajtorë.

“SPAK me arrestimin e fundit tregon që vepron me segmente të ndryshme dhe menyra si po sillet së fundmi tregon që është e lidhur me Berishën. Berisha ka informacione nga SPAK.

Një informacion kaq sekret si arrestimi i Veliaj dhe dalin këto të Berishës dhe thonë pritet arrestimi i Veliajt dhe dalin kamerat. Është turp që po merremi me të mbathurat e një gruaje, jemi zhburrënuar si shoqëri.

Ne po bëjmë sikur është krimi më i përçundueshëm këto 30 vjet dhe nuk kemi parë krimet për 30 vjet. 4.000 të vrarë në ’97, piramidat, shkatërrimi i pronës private, 4 të vrarë në bulevard. Kjo është goditje me qëllim. Të gjykohet Veliaj dhe kushdo. Por arrestimi i Berishës për klubin Partizani është si kafet e Nexhmije Hoxhës. Unë mendoj që këta që janë zyrtarë shtetit 30 vjet duhet të mbajnë përgjegjësi penale”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT