Deputetja e PD: Në protestë po dalim prej Arben Ahmetajt, duam t’i masim pulsin popullit

Deputetja demokrate Dhurata Çupi, thotë se po dalin në protestë prej Arben Ahmetajt.
Ajo u shpreh se protestat bëhen për të matur pulsin e qytetarëve dhe për të parë mbështetjen ndaj opozitën.
“Opozita e ka të qenësishme të masi pulsin, të shikojë mbështetjen.
Patjetër protesta është për të parë mbështetjen e opozitës, aq më tepër shtuar kjo që një nga bashkëpuntorët më të ngushtë të kryeminsitrti Rama, deklaron në studio televizive të gjitha aferat e qeverisë socialiste.
Deklaron se Rama është kreu i ogranizatës kriminale, deklraon jetën luksoze të qeveritarëve.
Aferat korruptive për një vend si Shqipëria që pretendon të jetë vend i BE.
Jo se ne si kemi ditur, por kur i deklaron një nga bashkëpuntorët e kryeministrit revolta popullore shtohet”, tha ajo për Vizion Plus.
“Liderët tanë janë goditur, njerëzit tanë janë goditur. Liderët tanë janë arrestuar. Padyshim që këto janë sfida qëe na e bëjnë të vështirë organizimin, por dhe na motivojnë.
Aq e vështirë është bërë situata në këtë vend, saqë lufta jonë do të jetë shumë e madhe. Në këtë kuptim protestat janë të nevojshme por duhet të jenë dhe më të shpeshta.
Ka qytetarë që janë të angazhaur, por ka dhe qytetarë që duhet t’ua kujtosh që të organizohen. Duhet të reagosh, pasi po nuk reagove këta që janë në pushtet do të pengojnë jetën. Duket sikur protestat janë për opozitën, por ne i bëjmë protestat për qytetarët”, tha nga ana tjetër ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj.