“Erzen Breçani përdori pinin e Nuredin Dumanit në Sky Ecc”/ ZBARDHEN DETAJE nga seanca gjyqësore në GJKKO e “Metamorfozës”

GJKKO pranoi gjykimin e shkurtuar për Ismail Zenelin, Bujar Ajetin, Besmir Murtatin, Adrian Cenajn, Albert Prengën dhe Dedan Gjonin, ndërsa çështja për Erzen Breçanin dhe Jonida Babameton u nda dhe do të gjykohen me procedurë të zakonshme. Gjykata shpalli moskompetencën për ta dhe e kaloi dosjen në Gjykatën e Tiranës.

Në sallën e gjyqit, Breçani kundërshtoi gjykimin e shkurtuar dhe deklaroi se nuk pranon të gjykohet me provat e SPAK, duke mohuar akuzat për pastrim parash dhe lidhjet me të akuzuarit e tjerë. Prokurori Vladimir Mara tha se Breçani kishte përdorur një PIN në aplikacionin Sky ECC që më parë e kishte përdorur bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani.

Gjykata ndau nga procesi disa persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar si Eralbi Breçani, Ervin Mata, Artan Sulejmani dhe Bajram Grabova. Disa të pandehur kërkuan ndarjen e çështjes, por kjo kërkesë u refuzua.

Grupi akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, sigurim kushtesh për vrasje, mbajtje dhe prodhim armësh, pastrim parash dhe përfshirje në organizatë kriminale. Hetimet vazhdojnë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT