FOTO/ Rama mbledh punonjësit e Bashkisë së Tiranës në sheshin “Skënderbej”! Çfarë pritet të ndodhë

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një mbledhje me punonjësit e Bashkisë së Tiranës.

Mësohet se mbledhja do të mbahet në sheshin “Skënderbej”, aty ku tashmë ka nisur dhe vendosja e karrigeve, në orën 16:30. Në mbledhje, pritet të marrin pjesë rreth 6 mijë punonjës që janë në varësi të Bashkisë së Tiranës.

Punonjësit e Administratës së Bashkisë kanë protestuar në mënyrë simbolike para SPAK më datë 12 shkurt. Ata kërkuan lirimin e Erion Veliajt nga paraburgimi, ndërkohë që kanë mbajtur pankarta në duar me punët publike të realizuara në Tiranës.

“Mirëdita të gjithëve nga burgu i Durrësit”/ Veliaj nga qelia: Shejtanbudallait nuk do t’i hapim rrugë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT