Grenell i përgjigjet Kurtit: Marrëdhëniet Kosovë-SHBA kurrë s’kanë qenë më poshtë! Je dënuar nga administrata Trump, Biden, NATO e BE

Emisari special i ShBA-së për misione të veçanta, Richard Grenell ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Ky i fundit dje tha se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Kosovës janë më të forta se kurrë më parë.
Grenell postoi në X deklaratën e Kurtit, teksa shkruan se me të në krye të Qeverisë, marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë s’kanë qenë më poshtë e të dobëta.
“Delirant! Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të dobëta. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë e Trump, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada e SHBA, Anthony Blinken etj”, ka shkruar Grenell.