“Grusht shteti”/ Protesta në mbështetje të Veliajt irriton Berishën: Rrugaçë që goditën makinat e gjykatësve! Do d�

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar protestuesit që shkuan në GJKKO në mbështetje të Erion Veliajt në GJKKO se do të dënohen me për pjesëmarrje në puç.

Berisha e quajti grusht shteti protestën e tyre, ku theksoi se “rrugaçë goditën makinat e gjykatësve, rrogëtarë të shtetit në orar pune”.

Kreu i PD-së theksoi se respekton punonjësit e administratës, por jo njerëzit që janë kthyer, sipas tij, në mercenarë.

Sali Berisha: Do të kenë pasoja shumë të rënda ligjore për krimin e tyre elektoral, ndaj edhe stop bashkautorësisë në krim elektoral.

I garantoj se ligji do të shpallë krim të rëndë krimin elektoral dhe do të gjykohen për këtë vepër penale në shumë aspekt.

Mos u angazhoni në krim kushtetues. Sikundër të gjithë ata që dolën tek gjykata, do të dënohen për pjesëmarrje në puç, PD e cilëson grusht shteti.

Ndaj të përgatiten nga Rama dhe Ervin Hoxhaj, tek rrugaçë që goditën makinat e gjykatësve, rrogëtarë ë shtetit në orar pune. E respektojmë administratën dhe njerëzit që janë shërbëtorë të qytetarëve, por ata që janë kthyer në mercenarë do të përballen me pasoja të rënda

Back to top button
LAJMET E FUNDIT