Krim pasioni në Shkodër? Policia: 34-vjeçari u gjet i vrarë në makinë! E dashura është dërguar në spital, në gjendje

Tronditet sërish Shkodra paraditen e kësaj të marte.
Teksa RENEA ka rrethuar qytetin verior dhe po kryente disa kontrolle me urdhër të SPAK, burime raportojnë për një ngjarje të rëndë.
Mësohet se një person ka qëlluar të dashurën dhe më pas veten. Dy trupat e pajetë janë gjetur brenda një automjeti në lagjen “Mark Lula”. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34 vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.
Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.