Letër për z.Dado nga Angon Angoni: Të luftojmë Korrupsionin me Korrupsion

Nga Angon Angoni

Me fillimin e punes se SPAK, dhe deri dy jave me pare, me ishte krijuar ideja se Drejtesia e Re po funksiononte, se me ne fund Shqiperia po demonstronte se kishte njerez intelektuale te cilet per njeqind arsye ishin lene ne hije, se kishte njerez te ndershem te cilet mund te merrnin e te zgjidhnin çeshtje te rendesishme, mund te luftonin krimin e korrupsionin pa frike, ne menyre objektive, paanshmeri, duke zbatuar ligjin me perpikmeri, dhe duke mbrojtur te drejtat ligjore te kujtdo qe nuk ishte denuar me nje vendim te formes se prere.

Per shume njerez, sikurse edhe per mua kjo ishte nje enderr qe po behej realitet. Edhe kur degjonim ndonje qe fliste kunder SPAK-ut, ne biseda e ne diskutime, nga ekrane apo studio, gjeja te gjitha argumentet e mundeshme per te justifikuar punen e guximshme te tij, pa me shkuar mendja aspak se mund te kishte “lapsuse”, gabime, madje edhe dalje jashte kuadrit ligjor te kompetencave etj, ne disa raste.

Por hetimi dhe arrestimi i Kryetarit te Bashkise se Tiranes, Erjon Veliaj, dhe te gjitha ngjarjet te cilat u zhvilluan me pas, i ngjanin atij byrekut qe iu hapen petet dhe kushdo mund te shihte se çfare gjelle ishte gatuar brenda.

E gjithe kjo çeshtje dhe e personazheve qe u perfshine ne te me beri te mendoj se prokuroret e SPAK-ut dhe gjyqatret e GJKKO nuk kane ardhur nga Marsi. Ata jane pjese e sistemit te korruptuar te Drejtesise se Vjeter nga dolen. Por pa i futur te gjithe ne nje thes akoma dua te besoj qe ka prokurore e gjyqtare te afte, te ndershem, profesioniste, ne SPAK e GJKKO te cilet marrin vendime te drejta dhe ne perputhje me ligjin. Njerez keta te cilit njohin ligjin dhe vetem ligjin ne veprimtarine e tyre jetesore, morale, e profesionale.

Nuk po merrem me palen e akuzuar, e cila eshte vete e afte te mbroje veten dhe te sjelle para drejtesise fakte argumente e prova (ne fakt kete duhet ta beje akuza), perballe te gjitha çeshtjeve te ngritura ne fashikuj shumevolumesh nga ana e prokurorit te çeshtjes.

Sapo arrestimi i Veliajt u be i ditur dhe menjehere sapo u be edhe gjykimi per masen e sigurise, ne skene dolent tre personazhe prokurori Olsi Dado, prokurori Altin Dumani, qe eshte edhe njekohesisht drejtuesi i SPAK, si dhe gjyqtari Erjon Bani.

Në të gjitha mediat doli ne publik biografia e djalit te arte Olsi Dado, i cili ne karrieren e tij ka patur vetem kercime se larti, duke ua kaluar shume bashkestudenteve dhe bashkekohesave te tij, qe kane patur edhe rezultate me te mira se ai ne studime dhe performance.

Nuk e di se si nje njeri qe perfiton nga sistemi i korruptuar i drejtesise, i institucioneve shteterore, perfiton jo nje, jo dy, por tre liçenca noterie. Noter i ati, Noter Olsi, Notere e shoqja e Olsit. Ky fakt nuk eshte analizuar shume ne diskutimin publik, por ky eshte nje tregues jo vetem i rendesishem, por kuptimplote se sa te korruptuar e kemi patur dhe e kemi sistemin e drejtesise qe lejon qe babai, burri dhe gruaja, te liçensohen per te kryer detyren e noterit. Nuk e di a lejohet kjo me ligj. Por di qe me mijera juriste te ndershem aty jashte, te cilet nuk e kane fatin e arte te Olsit, hane hundet per te nxjerre buken e gojes per te mbajtur familjet e tyre. Edhe nese kete kombinacion familjar e lejon ligji, kete nuk duhet ta lejoje morali i nje shoqerie te tere, por nuk duhet ta kishte lejuar edhe morali i Olsit nese ai e ka nje te tille.

Por mesa duket Olsi i ka ngjitur shkallet e karrieres duke kercyer se larti dhe po diskutohet fort nese atij i takonte te emerohej prokuror ose jo. Po te lexosh kriteret e ligjeve dhe vendimeve te vitit 2008, atij nuk i takonte te merrej ne funksionin e prokurorit. Marrja e tij ne SPAK nuk mund te justifikohet me ndryshimin dhe krijimin e hapsirave te reja ligjore sepse, zanafilla e emerimit te tij fillon ne vitin 2008, kur eshte kryer nje veprim ne kundershtim me ligjin.

Olsi perveç prokurorit nga theniet e Kryetarit te Bashkise se Tiranes, ka bere edhe rolin e drejtuesit te pronareve te tokes, si dhe te ndertuesit i cili ka ndertuar nje pallat ne rrugen e Bogdaneve, ku edhe Olsi figuron pronar i truallit ( nuk e dime se si e ne ç’ menyre Olsi del pronar toke ne rrugen e Bogdaneve).

Olsi i eshte drejtuar Kryetarit te bashkise per ta ndihmuar ne lidhje me lejen dhe ndertimin e Objektit. Por nga cilat pozita Olsi ka marre persiper qe ne emer te nje numeri pronaresh toke ne kete objekt, del Olsi dhe komunikon me Kryetarin e Bashkise se Tiranes? Perse nuk komunikon dikush tjeter nga pronaret e tokes apo nga firma e ndertimit e cila ka aplikuar ne Bashki sipas rregullit? Perse Olsi? Sepse Olsi eshte prokuror dhe duke iu prezantuar Kryetarit te Bashkise si prokuror filani, dhe jo thjesht si Olsi pronar toke. Sepse edhe nese direkt apo indirekt i eshte krijuar mundesia qe te komunikoje me Kryetarin e Bashkise, ai ka perdorur statusin dhe prezantimin si prokuror Filani, apo jam Filan Fisteku, prokuror ne prokurorine X.

Nuk e di nese ka mbetur i kenaqur Olsi nga pergjigja e Kryetarit te Bashkise, dhe nese ky relacion me te ka sjelle ndikim ne ecurine e lejes se ndertimit dhe vete ndertimin. Por nje gje kuptojme mire nga ky relacion, Olsi ka perdorur postin, ka perdorur statusin per qellime teresisht personale. Dhe ne relacionin e ri te krijuar midis tij dhe Kryetarit te Bashkise ku Olsi eshte akuzues dhe Kryetari i Bashkise i akuzuar, ky relacion i ri i ndikuar nga i pari, sjell pasoja te rrezikshme dhe te panjohura ne hetimin e zotit Veliaj. Prandaj Olsi nuk duhet te kishte hetuar kete çeshtje, sepse eshte teresisht ne konflikt interesi.

Nuk po merrem me nje sere çeshtjesh proceduriale gjate hetimit te cilat zoti Veliaj dhe e shoqja, i ka bere te njohura dhe nuk kemi asnje reagim mohimi nga ana e Olsit. Te gjitha shkeljet proceduriale besoj se po analizohen e perpunohen nga mbrojtja e zotit Veliaj.

Gjyqtari Erjon Bani, dha nje mase te menjehershme arresti me burg per Erjon Veliajn, dhe po ky gjyqtar pas dy tre ditesh dha po te njejten mase arrest me burg per Veliajn. Kete gjyqtar nuk e kisha njohur dhe degjuar kurre. Por sikurse e thame çeshtja e zotit Veliaj hapi petet e byrekut, dhe na del qe familja e zotit Bani te jete nje familje me miliarda leke prona te cilat jane ne emer te babait dhe nenes se Erjonit, te cilet kane qene punonjes modeste, kudo qe kane punuar. Urojme qe keto prona te jene bere e blere me djersen e punes se prinderve te Erjonit, por nga ana tjeter nese keto prona nuk justifikohen duhet te kryhet nje hetim i mirefillte se si e ne ç’menyre u pasuruan prinderit e Erjon Banit.

Po kush e kryen hetimin per parregullsite e gjyqtareve? E ben SPAK-u. Prandaj zoti Bani, kur ju kerkua nga avokatet mbrojtes ne séance qe te behej pushim sepse ata kerkonin te njiheshin me dosjen, gjyqtari Bani ju drejtuar zotit ALTIN Dumani, – Shef Altini, a t’i jap kohe avokateve qe te njihen me dosjen? Shef Altini u pergjigj: – Jepi por jo shume.

Ne rastin kur kemi nga njera ana akuzen dhe nga ana tjeter mbrojtjen, presupozohet se gjyqtari eshte i paanshem dhe se ai eshte portreti me shpate ne dore qe mban balancen dhe jep drejtesine. Por ne rastin e zotit Bani, vetem fakti qe ai i thote drejtuesit te SPAK, O shef, gjate procesit gjyqesor ku duhet te jete i paanshem dhe ne sallen e tij te gjyqit nuk ve njeri me te madh se vetja sepse ne ate moment ai eshte perendia, procesi ka rene, dhe ai eshte bere njesh me akuzen duke vringellitur shpaten mbi koken e te akuzuarit.

Ne nje emision ku zoti Altin Dumani po fliste per punen e tij dhe te SPAK, drejtuesja e emisionit e pyeti se sa shtepi kishte. Ai u pergjigj se kishte tre shtepi. Kur u pyet se si kishte mundesi qe nje rrogetar te kishte tre shtepi, ai ishte i paqarte ne pergjigje. Per kete çeshtje ka patur shume debate, por une personalisht dua te besoj zotin Dumani qe ai i ka bere keto shtepi me te ardhurat e tij. Megjithate ketu nuk behet fjale per mua, por eshte ne nderin dhe te drejten e publikut per t’u informuar, qe Altin Dumani te shpjegoje dhe te tregoje publikisht evidencat financiare qe tregojne kursimet, pagat dhe aftesine blerese te zotit Dumani ne njesine e kohes.

Mesa duket nga tre protagonistet e çeshtjes kunder zotit Veliaj sikurse e permendem edhe me lart, ne nje rezultat 100% te numrit, na dalin 100% milionere, te tre zoterinjte qe po hetojne burimet e parave te zotit Veliaj, pa na treguar me pare burimet e e parave qe u perdoren per te blere pronat e tyre.

Keta zoterinj dhe sidomos Drejtuesi i SPAK, por edhe GJKKO, ne disa vendime me dije dhe bindje te plote kane lejuar qe te shkelen rregullat dhe te perdoren standarde te dyfishta ne trajtimin e çeshtjeve, ne hetim, ne masen e sigurise, ne zbatimin e mases se sigurise etj. Te njejten gje kane bere edhe institucionet me te larta te drejtesise.

Ne kete menyre sa me teper analizohet çeshtja hetimore ne ngarkim te zotit Erjon Veliaj, hetimi i saj, procedurat e ndjekura, sjellja hierarkike, standardet, te çojne ne konkluzionin se Drejtesia e Re jo vetem qe nuk qenka kaq e Re por na qenka plakur para kohe duke trasheguar huqet e Drejtesise Vjeter.

Konflikti i interesit ne procesin kunder zotit Veliaj, nje konflikt i hapur ky nga ana e zotit Olsi Dado si prokuror i çeshtjes i implikuar drejt perdrejt ne leje ndertimi, ndertim objekti dhe kerkese ndaj Krytarit te Bashkise Tirane, nisur nga statusi i prokurorit, duhet te çoje automatikisht ne doreheqjen e zotit Dado nga çeshtja, dhe me pas doreheqjen edhe si prokuror pasi e ka fituar ate post ne kundershtim me ligjin e kohes.

Zoti Altin Dumani si drejtues i SPAK nuk duhet te kishte lejuar zotin Olsi Dado qe ne rolin e prokurorit te kryente hetime dhe te kerkonte arrestimin e zotit Veliaj, sepse edhe nese nuk e dinte konfliktin e interestit qe kishte zoti Dado me Kryetarin e Bashkise se Tiranes, kjo gje u be e ditur ne daljet publike te Kryetarit te Bashkise perpara arrestit. Zoti Dumani jo vetem nuk mori masat e nevojshme por u ul edhe vete ne krah te zotit Dado gjate gjykimit per masen e sigurise, duke perligjur konfliktin e interest dhe duke delegjetimuar procesin. Eshte ne pergjegjesine dhe ne nderin e tij te marre masa per kete çeshtje, por gjeja e pare qe duhet te beje, eshte te jape dorheqjen nga pjesmarrja e metejshme ne lidhje me hetimin e kesaj çeshtje dhe ne akuzen e metejshme ndaj zotit Veliaj.

Personazhi i trete zoti Bani thjesht duhet te hetohet. Ai dhe prinderit e tij duhet te hetohen per te ardhurat me te cilat u blene miliona e miliarda prona. Ai po gjykon e denon njerez edhe per shkak se keta njerez te akuzuar dhe te denuar kane regjistruar prona ne emer te te afermeve te tyre. Prandaj hetimi ndaj zotit Bani duhet te jete i menjehershem dhe ai duhet te pezullohet derisa te jete nxjerre paster e qarte burimi i parave te pronave te blere nga i ati dhe e ema e zotit Bani.

Kjo eshte ajo qe kerkohet nga Drejtesia e Re, qe ajo te mos jete me vetem nje imazh, por nje realitet. Qe njerezit qe punojne per te, te mbajne koken lart, te prezantohen, t’i njohe publiku, t’i mbeshtese per çdo veprim qe merret me drejtesi, pa hakmarrje, duke respektuar te drejtat e kujtdo, qofte edhe te atyre qe kryejne krime, te prezumojne pafajesine.

Te ruajne sekretin hetimor, dhe te mos e perdorin ate ne menyre populiste per te rritur kreditet personale. Njoftimet e SPAK-ut i ngjajne atyre qofteve te mbeshtjella me gazete qe shiten ne ndonje kioske tek Pazari i Ri. Lloj lloj dallaveraxhinjsh qe hiqen si gazetare, i lexojne vendimet e shtjellimet, dhe me pas si fallxhore nuskash, dalin studio me studio duke dhene mend, e duke u pozicionuar majtas, djathtas, ne te gjitha levizjet e mundshme sipas interest personal e te padroneve te tyre. Sigurisht qe edhe keto veprime jane korrupsion i paster.

Nuk mund te luftohet korrupsioni me korrupsion. Ju lutem shume zoterinj te SPAK-ut dhe GJKKO na ktheni besimin qe kishim pak me pare, por me pare vetepastrohuni. Megjithese jemi kusherinj me Nesti Angonin, theniet e te cilit çmohen sit e paverteta, sa thashe ma lart jane shqetesim i opinionit publik qe se fundmi perjetoi dy ngjarje: arrestimin e zotit Veliaj dhe te vertetat mbi prokuroret e SPAK dhe gjyqtarin e GJKKO…

Back to top button
LAJMET E FUNDIT