Lulzim Basha “fluturon” përtej oqeanit, ish-demokrati fotografohet në rrugët e Washington-it

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha është fotografuar ditën e sotme përtej oqeanit Atlantik.

Basha është parë në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa nuk dihet nëse ka udhëtuar drejt kontinentit të largët për arsye pune apo personale. Ish-demokrati shihet mjaft i qetë duke ecur në rrugë ndërsa në shpatulla mban një pallto të zezë.

Kujtojmë që Lulzim Basha është regjistruar në prag të përfundimit të afatit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit nën logon e partisë “Koalicioni Euroatlantik”.

Ky subjekt politik është instrumenti ligjor me të cilin PD-Demokratët Euroatlantikë, të drejtuar nga Lulzim Basha, do të përfaqësohen në zgjedhje. Demokratët Euroatlantikë tashmë kanë shpallur 55 kandidatët e parë dhe programin, do të jenë alternativë në zgjedhjet e ardhshme politike.

Lulzim Basha “fluturon” përtej oqeanit, ish-demokrati

Back to top button
LAJMET E FUNDIT