Macron nuk ia përton Trumpit pas kërcënimeve tregtare ndaj BE-së: Po na cënove, atëherë do të…

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka reaguar me tone të forta ndaj paralajmërimeve të Donald Trump për vendosjen e tarifave ndëshkuese ndaj Bashkimit Evropian. Ai deklaroi se BE-ja nuk do të qëndrojë duarkryq nëse interesat e saj tregtare cënohen.
“Nëse sulmohen interesat tona komerciale, Europa, si një fuqi e vërtetë, do të duhet të respektohet dhe për këtë arsye do të reagojë”, tha presidenti francez teksa mbërriti për një takim me liderët e tjerë në Bruksel.
Komentet e tij vijnë në një moment tensioni të shtuar mes Uashingtonit dhe Brukselit, pasi Trump ka vendosur tarifa të reja ndaj disa vendeve si Kanadaja, Meksika dhe Kina dhe ka sinjalizuar se masa të ngjashme mund të prekin edhe Evropën.
Ndërsa kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka deklaruar se BE-ja është e gatshme të mbrojë interesat e saj ekonomike, por theksoi se objektivi kryesor mbetet dialogu dhe bashkëpunimi me SHBA-në. Edhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, paralajmëroi për pasojat e një lufte tregtare, duke theksuar se në përplasjet ekonomike nuk ka fitues.