FOTO/ Mashtroi biznesmenin, kush është i riu i TikTok: Kam luajtur si ushtar te seriali ‘Osmani’

Ervis Belollari, është 26-vjeçari që është vënë në pranga ditën e sotme, pasi ka mashtruar një biznesmen në Tiranë.
Bashkë me 32-vjeçarin Arsen Matollari, ata mashtruan një biznesmen dhe i morën 6 mijë euro.
Ndërkohë që aty njihet me anë të pseudonimit ‘Delluksi’.
Delluksi ka dhënë dhe disa intervista në emisionet shqiptare, për shkak se ka qenë figurant në serialin turk ‘Osmani’.
Aty i riu, ishte veshur si ushtarë dhe ruante kalanë e Osmanit.
Ndërkohë që në një intervistë ai ka deklaruar se vajzat e preferojnë më shumë atë kur flet në turqisht.
“Gocat çmenden kur flas turqisht. Më shkruajnë shumë. Unë i kam hyrë me qëllim Tiktok-ut. Më shiti dikush një tiktok me 400 mijë folloëers. Dy muaj në Gjermani nuk e kam përdorur. Kur erdha në Shqipëri, emisionet nuk më përkrahen. Dhe një shok më ndihmoi të bëhem i famshëm. Ai shtë arsyeja. 1 milion e 700 numëron video ime më virale, videot e mia janë 100 k e lart”, tha Belollari.
Dy personat kanë arritur të përfitojnë 6 mijë euro nga një biznesmen duke iu prezantuar atij si përfaqësues të drejtuesit të një institucioni vendor.


