“Më fal se nuk të njoh, kush je ti?”

Sali Berisha ka arritur t’i japë dorë kandidatit të CDU për kancelar, Friedrich Merz.
Ai shkruan se ky shtrëngim duarsh, është një ogur i bardhë për fitoren e opozitës.
“Sot në Berlin, në Kongresin e 37-të të CDU. Kongresin e Fitores.
Një shtrëngim i përzemërt duarsh me Kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë, njeriun më të fuqishëm të Europës, Friedrich Merz.
34 vite më parë, Kancelari Helmut Kohl do ishte Kryeministri i parë që do të takoja ne Bon!
Ogur i bardhë për fitoren e opozitës”, shkruan Berisha, ndërsa ka postuar edhe dy foto duke shtrenguar duart me Merz.
Ky i fundit duket qartë që nuk e njeh fare se kush është personi që po i shtrëngon duart, dhe pamja e tij e fytrës duket sikur thotë: “Më fal, kush je ti? /TEMA