Modelja shqiptare flet për partnerin milioner: Burrin e kam persian, ngjan shumë me kulturën tonë

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, si rallë herë ka folur dhe rrëfyer detaje nga jeta personale dhe familjare.

E ftuar në emisionin “Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, Çunmulaj rrefeu për marrëdhënien me bashkëshortin e saj, biznesmenin dhe milionerin e njohur Sam Nazarian, duke ndarë detaje interesante për kulturën dhe vlerat që ata ndajnë.

Emina tha se pavarësisht prejardhjes së tij nga India, Sam është persian dhe gjatë viteve ka vërejtur ngjashmëritë e mëdha që ekzistojnë mes kulturës së tij dhe asaj shqiptare.

“Dëgjo, unë burrin e kam persian dhe kam kuptuar një gjë: që s’ka lidhje prej cilës anë të botës je, disa gjëra njerëzore janë të njëjta në të gjitha anët e botës. Unë persianët dhe shqiptarët nuk mund t’i ndaj asesi sa i përket kulturës. Pothuajse jemi njësoj,” – tha Emina.

Emina Cunmulaj tregoi me humor një rast “të rëndomtë” ku tregon ngjashmërinë mes dy komuniteteve.

“Si komshija këtu që të paragjykon duke thënë shikoja thonjtë, nuk gatuhet me thonjtë, njësoj bëjnë edhe ata,” – tha Emina, duke shkaktuar të qeshura në studion e emisionit. Modelja shtoi se edhe pse jeton një jetë luksoze në SHBA, ajo vlerëson vlerat tradicionale dhe momentet e thjeshta familjare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT