Një prej kontinenteve të mëdha po ndahet, shkencëtarët zbulojnë se çfarë do të ndodhë me Afrikën…

Shkencëtarët paralajmërojnë se kontinenti afrikan po ndahet më shpejt nga sa mendohej më parë, duke e përshpejtuar procesin e ndarjes së tij në dy pllaka tektonike. Në vitin 2005, një çarje 35 milje e gjatë u shfaq në shkretëtirën e Etiopisë, e njohur si Rifti Lindor Afrikan. Kjo shënoi fillimin e ndarjes së pllakës afrikane në pllakat tektonike somaleze dhe nubiane. Kjo çarje ndodhet në kufijtë e pllakave tektonike të Afrikës, Arabisë dhe Somalisë.
Për 30 milionë vite, pllaka arabe ka lëvizur larg nga Afrika, duke krijuar Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit. Ndërkohë, pllaka somaleze po largohet gjithashtu nga pllaka nubiane, duke formuar një luginë të gjerë në Riftin Lindor Afrikan. Shkencëtarët parashikojnë se ky proces do të përfundojë në krijimin e një oqeani të ri pas miliona vitesh.
Ndërsa më parë mendohej se ky proces do të zgjaste dhjetëra miliona vite, tani shkencëtarët besojnë se kontinenti po ndahet me ritmin e gjysmë inçi në vit. Profesori Ken MacDonald nga Universiteti i Kalifornisë ka deklaruar se një oqean i ri mund të formohet brenda 1 deri në 5 milionë vite.
Ai shpjegon se, megjithë tërmetet dhe shpërthimet vullkanike që do të ndodhin gjatë procesit, ndryshimet madhore si hyrja e ujërave të oqeanit nuk do të ndodhin gjatë jetës së njeriut.
MacDonald gjithashtu parashikon se ujërave të Oqeanit Indian mund të futen dhe të përmbytin Luginën e Riftit. Ai thekson se aktiviteti sizmik dhe vullkanet aktive janë shenja të dukshme të këtij procesi tektonik.
Ndërkohë, Alexandra Doten, ish-konsulente e NASA-s, ka theksuar se Afrika Lindore do të bëhet një kontinent i ri. Ajo shtoi se lumi dhe liqenet e mëdha në rajon, të cilat përfaqësojnë 25% të ujit të freskët të sipërfaqes së tokës dhe strehojnë 10% të specieve të peshqve në planet, janë rezultat i kësaj ndarjeje.
“Afrika Lindore do të ndahet nga kontinenti kryesor dhe do të formojë një kontinent të ri të rrethuar nga oqeani i ri,” tha ajo.