Numërohen 23.65% e votave në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje thellon diferencën, shumë para partive të tjera

Janë numëruar deri më tani 23.65% të votave në të cilat Albin Kurti udhëheq ndjeshëm.

Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mësohet se Lëvizja Vetëvendosja kryeson ndaj rivalëve të tjerë me një rezultat mjaft bindës.

Rezultatet sipas KQZ-së:

Lëvizja VETËVENDOSJE!
178054 vota ose 55.77 %.

PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK
81077 vota ose 25.39 %.

LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK
28718 vota ose  8.99 %.

AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS NISMA – Nisma Socialdemokrate, Konservatorët, Intelektualët

15964 vota ose  5.00 %.

SRPSKA LISTA
3672 vota ose 1.15 %.

Koalicioni për Familje
3476 vota ose 1.09 %.

Numërohen 23.65% e votave në Kosovë, Lëvizja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se pas procesimit të 90.68% të votave, pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 40.04 %.

E përkthyer ndryshe kanë votuar 789 mijë e 172 qytetarë nga 1 milionë e 970 mijë e 944 banorë me të drejtë vote. Theksojmë se në këto zgjedhje kanë marrë pjesë më pak qytetarë se në vitin 2021 ku kutive të votimit iu drejtua 48.78% e popullatës së Kosovës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT